Luljeta Bozo pranon ftesën e Ramës si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inxhinierja Luljeta Bozo ka marrë një ftesë nga kryeministri Rama për të kanididuar si deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. 

E kontaktuar nga Euronews Albania, Bozo ka konfirmuar lajmin se ajo do të garojë në siglën e PS-së. 

Mësohet se Bozo është takuar dje me kryeministrin Rama dhe pas ftesës ka pranuar që të jetë kandidate e PS. 

Ndërkohë, këtë lajm e ka dhënë edhe sot kryeministri Edi Rama teksa prezantoi planin e rindërtimit në Rrëshen, ku pranë tij edhe edhe zonja Bozo. 

Kjo e fundit falënderoi Ramën për ftesën dhe tha se nga tërmeti i vitit 2019 nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë.

Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo u bë e njohur pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesit e 26 nëntorit 2019.

Ekspertja me përvojë mbi 40-vjeçare në profesionin e saj, u shfaq në pothuajse të gjitha studiot televizive duke dhënë këshilla dhe ekspertizë lidhur me cilësinë e ndërtimeve dhe teknikën e projektimit të ndërtimeve në vendin tonë.

Një ditë më parë shefja e Infektivit, Najada Çomo pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexoni gjithashtu:

Najada Çomo, kandidate për deputete e Partisë Socialiste

 


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER