”Të marrin edhe vaksinat kineze”, ekspertët e vaksinimit, rekomandim qeverisë: Të shpejtojmë ritmet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ritmet e vaksinimit në Shqipëri janë shumë të ulëta për shkak të mungesës së vaksinave.

Për këtë arsye ekspertë të vaksinimit kanë përgatitur një rekomandim për qeverinë që t’i hapë rrugë importit edhe të vaksinës ruse dhe atyre kineze, që janë duke u përdorur ndërkohë në Evropë, edhe pse nuk kanë marrë miratimin e agjencisë evropiane të barnave.

Në Shqipëri, prej datës 11 janar kanë ardhur 32 mijë e 562 vaksina, që të gjitha prodhim i kompanisë Pfizer. Sasia konsiderohet zyrtarisht modeste për vaksinimin e popullatës, por qeveria nuk ka tentuar të aplikojë për të marrë vaksina të tjera, siç janë ato kineze dhe ruse. Dy javë më parë, kryeministri i vlerësoi si të suksesshme këto vaksina, edhe pse ende të paprovuara në BE, ndërkohë që tha se nuk kishte në plan të kërkojë në tregjet e lindjes.

Megjithatë, në kushtet e nevojës së ngutshme për vaksina, ekspertë të komitetit të vaksinimit, mendojnë se Shqipëria duhet të hapë rrugën për të importuar edhe vaksinat kineze Sinovax dhe Sinopharm, si dhe vaksinën ruse Sputnik V, që është aktualisht në proces vlerësimi nga Agjencia Europiane e Barnave.

[
cite_header=Ne jemi duke hartuar një rekomandim për ministrinë e Shëndetësisë për këtë çështje. Në parim ne në komisionin e vaksinimit jemi dakord për të marrë çdo lloj vaksine që plotëson standardet pa shikuar vendin nga vjen. Po shikojmë performacën e vaksinave në vendet ku janë përdorur dhe shumë shpejt do ribëjmë rekomandimet tona ministrisë së Shëndetësisë.
cite_author=Gjeorgjina Kuli
cite_description=Anëtare e komisionit të vaksinimit
]

Aktualisht vaksinat ruse dhe kineze janë futur në tregun europian, përfshi edhe vende anëtare të BE-së, edhe pse ato nuk kanë marrë ende miratimin e Autoritetit Europian të Barnave, EMA. Fqinjët tanë, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja janë duke përdorur vaksina kineze, por edhe vende të BE-së si Hungaria dhe Sllovakia po vazhdojnë vaksinimin. Ndërsa Polinia dhe Çekia janë në pritje për të marrë vaksina nga Kina dhe Rusia.

 

Lexoni gjithashtu:

Sekuestrohen vaksina false, mijëra doza false në Kinë dhe Afrikë të Jugut, paralajmëron Interpol

Bllokimi i eksporteve të vaksinave, kryeministri australian u shpreh se nuk ndikon në procesin e vaksinimit


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER