30 vjet nga eksodi, Rama: Italia, engjëlli ynë mbrojtës. Di Maio: Evropa nuk mund të quhet e bashkuar nëse Shqipëria është jashtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Itali, ku u zhvillua ceremonia e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas.

Në ceremoninë e organizuar në Këshillin Rajonal të Puljas me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio dhe kryetarin e Këshillit, Michele Emiliano, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sot, 30 vjet pas largimit masiv të shqiptarëve për një jetë më të mirë në Itali, ata janë bërë pjesë e shoqërisë italiane dhe nuk shihen më si të dyshuar në këtë vend.

“Është gjithmonë e më e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, ne shqiptarët që jetojmë në ditët e sotme, sepse duket  një histori që ka ndodhur 1 mijë vet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, sepse ne vinim nga tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme.

Ata shqiptarët sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gjysmë milioni, 50 mijë nga të cilët kanë një ndërmarrje të vogël apo të mesme dhe nuk shihen më si njerëz të dyshimtë”, tha kryeministri.

Teksa risolli në vëmendje faktin se Italia ka qenë përkrah Shqipërisë në momentet më të vështira, që nga ‘97 deri tek tërmeti, kryeministri Rama e cilësoi vendin fqinj si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë.

“Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat ku Shqipëria është nën akuzë dhe ne ju jemi shumë mirënjohës për këtë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në fjalën e tij e vlerësoi marrëdhënien mes Italisë dhe Shqipërisë si vëllazërore, ndërsa theksoi se Italia do të vazhdojë angazhimin e saj derisa Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

“Sot ne kemi një shembull të një miqësie vëllazërorë që Italia dhe Shqipëria kanë lidhur me njërit tjetrin. Mobilizimi italian për të ndihmuar Shqipërinë nga goditja e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe më pas pranverën e shkuar kur me nismën e kryeministrit Rama mjekë dhe infermierë arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar që të luftojmë Covid-19 në momentin më të vështirë për ne.

Vetë Evropa nuk mund të quhet e bashkuar nëse do të qëndrojnë jashtë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Italia do të vazhdojë angazhimin e saj derisa ky proces historik të realizohet”, u shpreh z. Di Maio.

 

 


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER