Festa e 7 marsit, Rama dhe ministrja Kushi urojnë mësuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

7 marsi, dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo ditë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, pasi më 7 mars të vitit 1887 u hap Mësonjëtorja e Korçës.

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbëri një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik, rëndësia e saj është e një vlere të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.

Për këtë festë nuk kanë munguar urimet edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e  Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Rama ka publikuar një video në Facebook, nëpërmjet të cilës tregon edhe ristrukturimin e shkollave, apo ndërtimin e disa prej tyre, ku uron të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe ata në pension që po kalojnë një vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Mirëmëngjesi dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministrja Kushi shkruan në Facebook: “Kur thua mësues, ke thënë hero. Uroj që çdo 7 mars tjetër të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin! Faleminderit me zemër të gjithë mësuesve për mundin e përkushtimin! Gëzuar 7 Marsin”.


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER