Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i Ftohtë është përfshirë nga flakët para pak minutash përballë shkollës së mesme “Halim Xhelo”.
Autobusi ka qenë duke kryer itinerarin e tij të përditshëm, kur drejtuesi i automjetit ka ndjerë erë tymi nga pjesa e pasme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia e Vlorës thotë se autobusi dyshohet të ketë marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.