Një shtëpi për Fluturën, dëshira për një strehë drejt realizimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aty ku e takuam para 4 muajsh, e gjejmë sërish Flutura Abazin. Në godinën e konvikteve të ish-komunales në njësinë numër 4 në Tiranë, një objekt që rrezikon në çdo moment të shembet për shkak të dëmtimeve që mori nga tërmeti i 2019. Ky objekt u vlerësua i pabanueshëm nga këshilli bashkiak, pak ditë pas tërmetit. Për rreth 90 familjet që jetonin në të u vendos që të aplikonin për të përfituar nga projektet e Rindërtimit. Por Flutura Abazi, pjesëtarë e komunitetit rom, nënë e dy fëmijëve nuk ka përfituar nga asnjë prej programeve të Rindërtimit. Që prej 26 nëntorit të 2019 ajo jeton ku të mundet, herë në atë që dikur ishte banesa e saj me qira e herë tek ët afërm të saj. Ushqimin për veten, fëmijët dhe bashkëshortin me aftësi të kufizuara e siguron tek qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi”, por në mbrëmje nuk  ka një strehë ku të fusë kokën.

Ajo na tregon se këto ditë të fushatës zgjedhore, përfaqësues të partive të ndryshme politike i kanë kërkuar votën për zgjedhjet e 25 prillit, por e kanë pasur të vështirë që për vite me radhë të interesohen për të, për t’i gjetur një strehë.

Ne u interesuam pranë bashkisë së Tiranës, për të ditur se a ka përfituar Flutura Abazi nga projekti I Rindërtimit, dhe përgjigja që na u dha ishte se ajo nuk ka aplikuar në asnjë prej programeve, as për bonus qiraje dhe as për të rindërtuar banesën e saj. (print screen-pergjigja) . Të njëjtën përgjigje morëm edhe nga Ministria e Rindërtimit: “Flutura Abazi nuk ka aplikuar për strehim pas tërmetit”

Gjithashtu na u bë e ditur se të gjithë qytetarët e tjerë që kanë jetuar në këtë godinë dhe që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e Rindërtimit, po trajtohen me bonus qiraje (pra janë akomoduar në banesa me qira, të cilën e paguan bashkia). Ndërkaq na u bë e ditur se godina do të shembet dhe pas rindërtimit, të gjithë ata që kanë aplikuar do të kthehen aty për të jetuar.

Pas tërmetit, institucionet patën deklaruar se të gjithë ata nuk do të ishin në gjendje të aplikonin, do të ndihmoheshin nga grupe të posaçme.
Por çfarë ka ndodhur ? Pse nuk ka mundur të aplikojë Flutura?
Për të mësuar këtë u interesuam pranë Njësisë Bashkiake numër 4. Administratorja, Liri Qoshi na shpjegoi se problemi është shumë kompleks.

“Një ditë pas tërmetit, ne kemi kontaktuar të gjithë banorët e Konvikteve të Ish-Komunales, që i kemi gjetur aty dhe i kemi asistuar për të aplikuar, por Flutura Abazi nuk ka qenë aty”. Flutura vetë e pranon që nuk është kontaktuar nga grupet në terren dhe se ajo me gjithë familjen pas tërmetit është larguar tek të afërmit e saj. Por ajo thotë se më vonë, të afërmit e saj e kanë ndihmuar dhe së bashku kanë shkuar në zyrat e qeverisjes vendore, por i kanë thënë se nuk përfiton nga skema për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti. Dhe pikërisht këtu qëndron “kompleksiteti” i çështjes së Fluturës.

Godina ku ajo është strehuar prej disa vitesh, me një vendim të Këshillit të Ministrave është privatizuar. Vendimi është marrë në vitin 2009, dhe në bazë të tij, ata persona që kanë qenë të pastrehë dhe jetonin në dhomat e këtij objekti, u bënë pronarë të banesave. Enti Kombëtar i Banesave u ngarkua të ndiqte këtë proces. Që prej asaj kohe, përfituesit lidhën kontratë privatizimi me Entin, dhe disa prej tyre i dhanë banesat me qira. Kjo marrëdhënie mes qiradhënësit dhe qiramarrësit deri vitet e fundit ka qenë e parregulluar ligjërisht. Pra çdokush që kishte një banesë me qira mund t’ia linte në përdorim kujtdo përmes një “marrëveshje fjale” pa asnjë dokument zyrtar të shkruar. Në vitin 2015, qeveria mori një vendim sipas të cilit, kushdo që jep një ambient me qira duhet ta bënte këtë përmes një kontrate të noterizuar, mbi bazën e të cilës edhe do të taksohej qiradhënësi. Pikërisht për të shmangur këtë taksë, shumë prej qiradhënësve nuk firmosin kontratë me qiramarrësin. Një prej këtyre rasteve është edhe ai i Fluturës. Banesës së saj nuk i dihet pronari, ajo e ka marrë me qira, nga një qytetar, i cili gjithashtu thotë se më herët ia ka lënë për ta mirëmbajtur dikush tjetër që e ka pasur me qira. Me pak fjalë, Flutura nuk ka as një kontratë me Entin e Banesave, pasi nuk ka përfituar nga procesi i privatizimit, dhe as nuk ka një kontratë qiraje, pasi personi që I ka dhënë banesën, thjesht ka përfituar qiranë prej saj, por nuk ka dashur të bëjë kontratë që të mos i paguante taksë shtetit.

Në mes të gjithë kësaj amullie gjendet Flutura dhe familja e saj. Pa asnjë dokument dhe pa strehë e me një mal me halle!

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të ligjit dhe të institucioneve, pasi minimalisht duhet të kishte një kontratë qiraje, por nuk e ka, jo për fajin e saj!
Nga ana tjetër institucionet deklarojnë se nuk mund ta përfshijnë në asnjë prej skemave të Rindërtimit pa pasur një dokument përmes të cilit të aplikojë. Ndërsa për institucionet është çështje letrash dhe dokumentesh, për Fluturën është çështje jete. Strehimi është një nga të drejtat themelore të njeriut. Çfarë zgjidhje mund të ketë për të? Administratore e njësisë numër 4 në Tiranë, Liri Qoshi thotë se në rast se do të ketë një kontratë qiraje, institucionet menjëherë do të angazhohen për ta përfshirë në një nga skemat e strehimit, përmes të cilës, pagesa të përballohet nga shteti. Por për t’u arritur kjo, duhet gjetur dikush që mund t’i japë banesë me qira Fluturës. Suela Hoxha, aktiviste rome për të drejtat e njeriut na thotë se kjo është shumë e vështirë, pasi për shkak të diskriminimit që njerëzit nuk pranojnë të japin banesat me qira për pjesëtaret e komunitetit rom. Rastin e Fluturës me gjithë problematikën e saj ia referuam Shërbimit Social, në bashkinë e Tiranës, prej ku morëm premtimin se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar një strehë për Fluturën.


 

Etiketimet

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

TË FUNDIT

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

Hasi, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar

Daily Mail i ka kushtuar një reportazh, qytetit të Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”. Vendit të cilit Mbretëria e Bashkuar, i ka...

Shuhet regjisori Kristaq Dhamo

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori Kristaq Dhamo.  Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?