Popullsia në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se në Shqipëri ka ende një popullsi të re në moshë, por procesi i plakjes po ndodh me ritme shumë më të shpejta se në Bashkimin Evropian.

Në Shqipëri raporti i varësisë së moshuarve, pra raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç, në vitin 2000 ishte 11,9 %, ndërsa në vitin 2021 arriti në 22.3%.

Treguesi për 20 vite u zgjerua në Shqipëri me 10.4 pikë përqind (pp) ndërsa në BE me 8.9 pp.

Gjithashtu, raporti i varësisë se të moshuarve në BE është rritur ndjeshëm në 20 vitet e fundit

Në BE raportet më të larta të varësisë së të moshuarve  ishin në Gjermaninë Lindore, Greqi, Spanjë, Francë, Itali, Portugali dhe Finlandë. Shumica e këtyre rajoneve ishin kryesisht rurale, malore ose relativisht të largëta, ku rinjtë lënë rajonin për të vazhduar studimet ose për të kërkuar punë në zonat urbane.

Evrytania, një rajon malor në Greqinë qendrore, regjistroi raportin më të lartë të varësisë nga të moshuarit (78.3%). Në të kundërt, raportet më të ulëta të varësisë në BE u regjistruan në rajonin francez “Mayotte” (6.1%).

Ekspertët thonë se gjatë 3 dekadave të ardhshme, raportet e varësisë së pleqërisë parashikohen të rriten në të gjitha 1.169 rajonet e BE.

Ndërkohë Projeksionet e brendshme paraqesin se në vitin 2031 Shqipëria do të ketë 35 të moshuar për 100 persona.

Qarku me raportin e varësisë më të lartë të të moshuarve do të jetë Gjirokastra me 45 të moshuar për çdo 100 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç.

Qarku me raportin e varësisë më të ulët të të moshuarve do të jetë Tirana me 30 për qind, për shkak të lëvizjes së popullsisë në moshë pune (15-64) drejt qendrave ekonomike dhe arsimore të Shqipërisë

Etiketimet

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...

TË FUNDIT

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...