Burime për Euronews Albania, Rama niset sot për vizitë në Turqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Turqisë për një vizitë njëditore.

Bashkë me të do të jenë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, të cilët ditën e djeshme u autorizuan nga Kuvendi për të negociuar me kompani distributore për vaksina anti-COVID.

Vizita e kreut të qeverisë dhe dy ministrave duket se lidhet pikërisht me marrëveshjen me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, teksti i së cilës u miratua pas botimit ditën e martë në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja, e cila pritet të sjellë në shqipëri vaksinat kineze Sinovac, nuk ka ende të saktësuar sasinë e dozave që do të marrë.

Për këtë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha gjatë një deklarate për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se “ende nuk është saktësuar sasia e plotë” dhe se “kjo do të vendoset brenda ditës”.

“Jemi në përfundim të hartimit të kontratës definitive, për ta hartuar deri në orët e vona të ditës së sotme, në momentin e duhur do t’ju bëjmë me dije për sasinë dhe elementët e kontraktimit,” – tha Tomini, teksa gjatë së mërkurës ministrja Manastirliu deklaroi për mediat se një sasi vaksinash kineze pritet të vijnë në Shqipëri javën e ardhshme.

Etiketimet

Mbaron mandati i Rithemelimit, Këshilli Kombëtar voton për kryesinë e re

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë sot për të zgjedhur kryesinë e re të partisë. Në mbledhjen e mbajtur të premten në mbrëmjen,...

Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë. Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit...

Raste të reja në Finlandë e Spanjë me linë e majmunit, thellohen studimet

Finlanda ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunit, duke hyrë në listën e gjatë të vendeve evropiane me raste të konfirmuara. Sipas...

TË FUNDIT

Kisha e Ukrainës shpall pavarësinë nga Rusia

Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur ‘autonominë dhe pavarësinë e plotë’ nga Patriarkana e Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë...

Kosova gati për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet ndeshjet e qershorit të vlefshme për Ligën e Kombeve me disa mungesa. Kalendari i ngjeshur nuk është problem për trajnerin...