“South Outdoor Festival”, edicioni i ri organizohet në Borsh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga data 3 deri me 6 shtator do të organizohet në Borsh, “South Outdoor Festival”. Për të lancuar këtë event të rëndësishëm për turizmin e kësaj zone u organizua një takim informues rreth aktivitetit që tashmë do të rikthehet me të gjitha surprizat dhe risitë e tij.

“Ne sot jemi shumë të lumtur që bëmë lancimin e edicionit te 4 të,“South Outdoor Festival i cili do të organizohet ma datë 3 deri në 6 shtator të këtij viti. Zakonisht ne e kemi lancuar festivalin në Tiranë por duke parë që festivali nuk po ndodh në datat e zakonshme por do të organizohet në shtator , ne vendosëm të bëjmë lancimin sot këtu bashkë me të gjithë ju me komunitetin lokal me bashkinë që ishin present këtu në fushën ku do të organizohet festivali. Të gjithë ju që doni të vini në festival na ndiqni në rrjetet sociale ne websaitin tonë në mënyrë të zbuloni risitë dhe të jeni pjesë e këtij festivali”, tha Dhurata Gazulli, këshilltare për turizmin në GIZ.

Me mbështetjen e GIZ edhe kësaj here bregdetit të bashkisë Himarë do t’i shtohet ky festival që gjallëron jetën dhe ndihmon ekonominë e zonës.

“Ky festival si gjithë projektet që ne kemi janë për qëndrueshmërinë dhe jo vetëm për qëndrueshmërinë ekonomike dhe ekologjike por n ë këtë rast kemi të bëjmë me një event tradicional. Kjo do të thotë që të gjitha komunitetet janë të përfshira dhe marrin rolin  e tyre të organizimit. Shumë e rëndësishëm është kombinimi i masave të marra nga sektori publik dhe ai privat veçanërisht bashkia e Himarës që ka marrë përgjegjësi në organizim. Sigurisht ne do ti mbështesim edhe ne vijim por bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të sigurojë një kohëzgjatjeje dhe stabilitet të këtij eventi në të ardhmen si një festival rajonal”, deklaroi Sonja Kurz, drejtore e GIZ.

Bashkia Himarë është mbështetëse e rëndësishme e “South Outdoor Festival”. Për këtë bashki festivali ka marrë një rëndësi të veçantë.

“Ky festival është për të katërtën herë në bashkinë e Himarës Për arsye të pandemisë nuk u zhvillua në 2020 dhe janë mbledhur 2 vite bashkë dhe duam ta zhvillojmë në shtator. Qëllimi është që gjithë aktivitetet që lidhin natyrën me njeriun dhe bukuritë që ka Himara të bëhen bashkë në celjen e sezonit turistik .Me mbështetjen e GIZ në synojmë që sezoni turistik të mos jetë vetëm gjatë verës por të jetë sa më i qëndrueshëm dhe bizneset turistike të jenë biznese primare dhe në mbështetje te bizneseve të tjera”, u shpreh Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë Himarë.

Banorët e Borshit dhe territorit të bashkisë Himarë e shohin “South Outdoor Festival” si një mundësi për të ekspozuar dhe tregtuar prodhimet bio të kësaj zone.

“Ne do të ekspozojmë kur të bëhet festivali mjaltë sepse kemi mjaltë bio. Veç mjaltit kemi dhe vaj ulliri si dhe ullinj”, shprehet një banor i zonës.

“Është privilegj i madh jo vetëm për Borshin por për gjithë fshatrat e bregut që janë pjesë e bashkisë Himarë. Me këtë aktivitet përfiton edhe zona tjetër fshatrat që janë mbrapa Borshit .Ne bëhemi të njohur në lidhje me turizmin. Turistët e prekin atë që ofron Borshi për turizmin dhe do të kenë komunikim me komunitetin lokal këtu”, tha një tjetër banor.

“Për neve si komunitet është fat I madh që ky festival zhvillohet këtu. Është një shans I mirë që u jepet bizneseve vendase sepse Borshi ofron shumë atraksione jo vetëm tek pjesa e plazhit”, tha një qytetar.

Nga data 3 deri më 6 shtator zona e bregdetit do të gjallërohet nga “South Outdoor Festival” ndërsa organizatorët synojnë kthimin e këtij eventi në një traditë të përvitshme.


 

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...


Sondazh