Dyshime për spiunazh rus gjatë stërvitjes së NATO-s në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime për Euronews Albania, bëjnë të ditur se në kuadër të masave të sigurisë së mbarëvajtjes së stërvitjes “Defender Europe 21” është mbledhur informacion për një qytetar nga Rusia, i cili ka hyrë më 12 maj në pikën e kalimit kufitar në Muriqan dhe pas kontrollit i është gjetur një dron.

Mësohet se Vladislav Cherkasov ka deklaruar se kishte si destinacion qytetin e Durrësit, kohë kjo që përkonte me stërvitjen ushtarake të “Defender Europe 21” dhe pikërisht ky fakt ka shtuar dyshimet për ardhjen e tij në Shqipëri.

Ai është një ndër dy qytetarët rusë që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Prokuroria e Tiranës e ka vënë nën hetim si të dyshuar për spiunazh.

Euronews Albania mëson se 47-vjeçari Cherkasov u largua nga vendi ynë tri ditë pasi mbërriti në qytetin e Durrësit.

Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve zhvilluan operacione stërvitore në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-Herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Stërvitja e “Defender Europë 21”, që u mbajt nga datat 1 maj deri më 14 qershor kishte natyrë mbrojtëse dhe përqendrohej në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatiti forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme.

Shqipëria ishte një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe Defender Europe 21”. Vendi ynë u përzgjodh si një nga shtete e tjera për shkak të vendndodhjes strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Drejtori i Pfizer infektohet me COVID-19 

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters. Burla,...

Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e tragjedisë në Mal të Zi

Cetinjasit sonte kanë nderuar bashkëqytetarët e tyre të vdekur në ngjarjen tragjike të 12 gushtit, duke ndezur qirinj në nderim të viktimave. Qytetarët kanë filluar...

29-vjeçarja përplas me makinë 3 persona, 5 ngjarjet kryesore

Aksident në Tiranë, 3 të lënduar Një aksident me tre të lënduar është shënuar të hënën në mbrëmje në Tiranë. Burime për Euronews Albania konfirmojnë...

TË FUNDIT

Grabitet shtëpia e Mariah Carey-t

Një incident fatkeq i ka ndodhur këngëtares Mariah Carey ndërsa ishte me pushime. “Page Six” raporton se në korrik, ndërsa Carey ishte me pushime në...

‘Mashtrim kripto’, tre persona dëmtojnë thesarin francez

Autoritetet izraelite njoftuan sot se kanë arrestuar tre persona si pjesë e një hetimi për një mashtrim në shkallë të gjerë të kriptove që...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?