Vaksinimi mbi 18 vjeç, qytetarët: Duam të bëjmë Pfizer, por na ofrohet vaksina kineze Sinovac

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” mbizotëruan moshat e reja. Të gjithë personat mbi 18 vjeç, pas konfirmimit të marrë në e-Albania, kanë mundësi të vaksinohen këtë të martë dhe mërkurë.

“Shumë mirë m’u duk se më duhet të udhëtoj jashtë. Në e-Albania u lajmërova dhe ishte procedurë shumë e thjeshtë. Nuk jam e informuar se cilën vaksinë do marr, por dua të bëj Pfizer”, u shpreh një 19-vjeçare që ka marrë lajmërimin për të bërë vaksinën.

Në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej, për dozat e para po jepet vaksina kineze Sinovac, por një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar të bëjnë vaksinën Pfizer.

“Jam 50 vjeçar, në fakt doja të bëj Pfizer për shkak se vaksina kineze nuk njihet nëse dua të dal jashtë, po këta thanë që nuk ka Pfzier, ka vetëm kineze dhe Sinovac”, tha një 59-vjeçar.

Specialistja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Iria Preza, informon se qytetarët nuk mund t’i zgjedhin vaksinat. Vaksina Pfizer merret vetëm me rekomandim të mjekut të familjes.

“Të gjitha vaksinat që ofrohen janë për personat mbi 18 vjeç. Personave që kanë aplikuar do u ofrohet vaksina që është gjendje në qendrat shëndetësore. Në qoftë se personi ka sëmundje specifike duhet të ketë dhe konsultën e mjekut”, u shpreh znj. Preza.

Në varësi të kërkesave, por edhe situatës me COVID-19 mund të ketë sërish ditë të hapura të vaksinimit për popullsinë plus 18 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gazetari: Hakerat kryen sulmet kibernetike nga territori shqiptar

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se hakerat iranianë kryen sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare, teksa ndodheshin në territorin shqiptar. Në një intervistë për Euronews...

Humb jetën 2-vjeçari në Itali nga mbidoza e hashashit

Nicolo Feltrin, 2-vjeçar nga Longarone, ka humbur jetën në spitalin në Pieve di Cadore, për shkak të mbidozës së hashashit. Mediat e huaja, bëjnë me...

Jo ‘Memex’, por TIMS, të dhënat të përpunuara nga rubrika ‘raport ngjarjesh’

Të dhënat e fundit të publikuara nga hakerat e dyshuar iranianë nuk janë të sistemit operativo-policor MEMEX por janë në vazhdën e hekarimit të...

TË FUNDIT

Si e mori emrin Europa?

Edhe pse është e vështirë të gjesh një njeri të vetëm në planet që nuk di për ekzistencën e saj, janë të shumtë ata...

‘Më kërkuan para’, gazetari tregon bisedën me hakerat iranianë pas sulmit kibernetik

Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se ka komunikuar me hakerat iranianë, pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare në muajin korrik. Në një intervistë për...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?