Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se deri më tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID, Delta.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë tha se në vend kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologjike.
Ajo bëri të ditur edhe shifrat e vaksinimit, ku pohoi se në total janë vaksinuar 968 mijë qytetarë, ku mbi 400 mijë janë të vaksinuar plotësisht (me të dyja dozat).
Dy ditë më parë, ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat anti-covid në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjeku tregon se varianti Delta i COVID-19 prek kryesisht ata që nuk e kanë kaluar më parë infeksionin
- BE heq kufizimet anti-COVID për udhëtarët nga Kosova