Nga e hëna 7 ditë në dispozicion për të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Qytetarët që duan të vaksinohen mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.

“Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë”, tha Manastirliu, ndërsa ka ftuar qytetarët +18 vjeç të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve.

Duke bërë me dije se ditë të vaksinimit të hapur do të ketë përgjatë gjithë verës, Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina kundër COVID-19.

Znj. Manastirliu u bëri sërish thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të variantit Delta dhe të vaksinohen sa më parë, në mënyrë që ky variant të mos përhapet në vendin tonë.

Pavarësisht sinjaleve për prezencë të variantit Delta në vendin tonë, pas testimit është evidentuar se ende nuk ka infektime me këtë variant.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Maqedonia e Veriut nuk duhet ta refuzojë propozimin francez, thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet ta marrë parasysh dhe mos ta refuzojë propozimin francez, për zgjidhjen e kontestit...

“Berisha specialist i dhunës”, deputetët e PS komentojnë protestën e opozitës

3 deputetë të Partisë Socialiste kanë komentuar për Euronews Albania protestën e sotme të opozitës. Petro Koçi është shprehur se Sali Berisha është specialist...

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

TË FUNDIT

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...