Prania e variantit “Delta” në Shqipëri nuk duhet të sjellë panik mes qytetarëve, shpjegon epidemiologu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se konfirmimi i pranisë së variantit “Delta” në Shqipëri nuk duhet të jetë shkak paniku në vend. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai u shpreh se i vetmi shqetësim rreth këtij varianti është transmetueshmëria e lartë, megjithatë do të duhen dy javë për të parë nëse rastet e reja në vend do të pësojnë rritje.

Sipas mjekut Alimehmeti, personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19, nuk do të shfaqin simptoma të rënda nëse infektohen me variantin “Delta”, pasi trupi i tyre ka krijuar imunitet. Ai theksoi se e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë të dy dozat e vaksinave kundër virusit.

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, tha epidemiologu.

Alimehmeti shtoi se vdekjet e shkaktuara nga varianti “Delta”, i cili fillimisht u përhap në India, janë shtatë herë më të pakta se sa numri i fataliteteve të shkaktuara nga varianti “Alpha” i identifikuar në Angli.

“Të dhënat flasin se vdekshmëria është 0.3% ndërsa me rastin ‘Alpha’ është përllogaritur 2%. Vdekshmëria nga varianti ‘Delta’ është shtatëfish më e ulët duke marrë parasysh terrenin: më shumë persona që e kanë kaluar infektimin si dhe numrin më të lartë të vaksinimeve”, shpjegoi mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti. Deputetja e PS tha se në...

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER