SPAK çon për gjykim ish-kreun dhe ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, fshehën pasurinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarit të kësaj gjykate, Fatos Lulo.

Lulo dhe Dedja akuzohen për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Në muajin prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK sekuestroi disa nga pasuritë e 2 ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu.

Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem, ndërsa ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo iu sekuestrua një dyqan 172 m2 në Tiranë.

Hetimi për gjyqtarët e larguar nga sistemi i drejtësisë kishte nisur që në maj të 2020-s për akuzën e refuzimit dhe fshehje së pasurisë. Nga hetimi ka rezultuar se këto subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?