Lëndë të rrezikshme në akullore, AKU asgjëson 36 tonë ‘Bounty’, ‘Snickers’ e ‘Twix’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në Shqipëri së fundmi janë të rrezikshme për shëndetin. Sasia është importuar në periudhën mars-maj 2021. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar asgjësimin e tyre pas alarmit të ngritur nga sistemi për sigurinë ushqimore i Bashkimit Europian më 31 korrik.

“Bëhet fjalë për produktin akullore të disa markave, por që janë importuar në Shqipëri nga dy distributor të mëdhenj. Sasia totale e importit për të dy këta operatorë biznesi është 35 984 kilogramë. Bëhet fjalë për një substancë të paautorizuar që është oksid etileni, i cili është në brendi të stabilizuesit ligomë që përdoret për prodhimin e akullores”, shprehet Pamela Radovani, përgjegjëse e informimit AKU.

Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj kësaj substance mund të rrisë rrezikun e kancerit. Por përpara se ky fakt të bëhej publik, informacioni për konsumatorin ishte zero. Sipas AKU, këtë detyrim e kanë subjektet tregtare, pasi informimi nga institucionet do të krijonte panik të panevojshëm dhe goditje të biznesit.

“Informacioni për konsumatorin paraqitet në njësinë e tregtimit, është i afishuar aty”, thotë perfaqësuesja e AKU.

E pyetur nga Euronews Albania se në çfarë forme është paraqitur ky informacion duke qenë se askush nuk ka parë që ky produkt është me probleme, AKU përgjigjet:

“Në formë vizive, sepse dhe për ata që e kanë blerë, në momentin që shkon ai njoftimi dhe e ka nxjerrë informacionin për të njoftuar konsumatorin, natyrisht që nuk e ka më gjendje, sepse i është bllokuar. Një komunikim masiv për konsumatorin do çonte dhe në një panik të panevojshëm, përfshirë të gjithë produktin e akullores së paketuar që vjen e importuar apo të një brendi të caktuar”, thotë përgjegjësja e informimit në AKU.

Sot akulloret e markave të tilla gjenden lehtësisht në supermarket, por nuk dihet me siguri nëse i përkasin njësive me probleme apo jo. Produkti i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, referohet me “risk serioz dhe ndikim në shëndetin e njeriut”, ndaj AKU ka urdhëruar drejtoritë rajonale të kryejnë verifikimet.

AKU thotë se po vijon puna për kthimin e akulloreve me probleme në kompanitë importuese. Pas grumbullimit, pritet që këto të fundit të kryejnë dhe asgjësimin e mallit.

Ndonëse alarmi është dhënë 13 ditë më parë, Euronews Albania ka mësuar se aksioni po vijon. Gjatë tri ditëve të fundit, AKU Korçë mësohet se ka sekuestruar të gjithë sasinë e akulloreve me prezencën e substancës së rrezikshme, që shitej nga subjektet tregtare në këtë qark.

Nisur nga fakti që akulloret janë ndër produktet më të preferuara në këtë sezon, qytetarët pas këtij njoftimi, duhet të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e tyre.

 


 

Etiketimet

Drejtori i Pfizer infektohet COVID-19 

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters. Burla,...

Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e tragjedisë në Mal të Zi

Cetinjasit sonte kanë nderuar bashkëqytetarët e tyre të vdekur në ngjarjen tragjike të 12 gushtit, duke ndezur qirinj në nderim të viktimave. Qytetarët kanë filluar...

29-vjeçarja përplas me makinë 3 persona, 5 ngjarjet kryesore

Aksident në Tiranë, 3 të lënduar Një aksident me tre të lënduar është shënuar të hënën në mbrëmje në Tiranë. Burime për Euronews Albania konfirmojnë...

TË FUNDIT

Drejtori i Pfizer infektohet COVID-19 

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters. Burla,...

Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e tragjedisë në Mal të Zi

Cetinjasit sonte kanë nderuar bashkëqytetarët e tyre të vdekur në ngjarjen tragjike të 12 gushtit, duke ndezur qirinj në nderim të viktimave. Qytetarët kanë filluar...

29-vjeçarja përplas me makinë 3 persona, 5 ngjarjet kryesore

Aksident në Tiranë, 3 të lënduar Një aksident me tre të lënduar është shënuar të hënën në mbrëmje në Tiranë. Burime për Euronews Albania konfirmojnë...

Grabitet shtëpia e Mariah Carey-t

Një incident fatkeq i ka ndodhur këngëtares Mariah Carey ndërsa ishte me pushime. “Page Six” raporton se në korrik, ndërsa Carey ishte me pushime në...

‘Mashtrim kripto’, tre persona dëmtojnë thesarin francez

Autoritetet izraelite njoftuan sot se kanë arrestuar tre persona si pjesë e një hetimi për një mashtrim në shkallë të gjerë të kriptove që...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?