Rreth 300 shtetas afganë pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri. Institucionet shqiptare janë përgatitur që të presin në aeroportin e “Rinasit” grupin e parë të shtetasve afganë që do të qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë.
Mbërritja e tyre ishte planifikuar ditën e djeshme, por për shkak të zhvillimeve kaotike në aeroportin e Afganistanin, udhëtimi i tyre është shtyrë në një orë të pacaktuar ditën e djeshme.
Shtetasit afganë do të strehohen në godinat e “Qytetit Studenti”. Gjithashtu, është parashikuar që një pjesë e tyre të strehohen edhe në disa hotele në zonën e Durrësit.
Vendosja në Tiranë dhe Durrës lidhet me afërsinë e aeroportit dhe ambasadës amerikane, ku shtetasit afganë do të kryejnë procedurat për pajisjen me viza amerikane.
Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të strehuar përkohësisht shtetasit afganë që janë të rrezikuar nga talebanët, pas marrjes së kontrollit të plotë të vendit nga këta të fundit.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Kanadaja Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë disa nga vendet që janë të gatshme për të pritur shtetas afganë.
LEXONI GJITHASHTU: