Një çift bashkëshortësh është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tyre në qytetin e Shkodrës.
Policia bën me dije se burri dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri gruan dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Paraprakisht dyshohet se krimi në familje ka ndodhur ditë më parë. Euronews Albania mëson se familjarët e çiftit, të cilët ndodhen jashtë vendit kanë njoftuar policinë nisur nga fakti se nuk përgjigjeshin në telefon.
Në banesën e çiftit është gjetur dhe sekuestruar një automatik me të cilin mendohet të jetë kryer krimi.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për mbledhjen e provave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.