Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të mërkurën akuzave të ngritura në opinionin publik se strehimi i afganëve nga Shqipëria po bëhet vetëm prej kërkesës së ardhur nga SHBA.
“Shqipëria po e bën këtë veprim si përgjegjësi e një shteti anëtar i NATO-s dhe për atë çfarë ne përfaqësojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe ia kemi borxh traditës tonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu historisë që fëmijët tanë do të trashëgojnë,” shkroi Rama në një postim në gjuhën angleze në profilin e tij në Twitter.
Kryeministri e bëri këtë deklaratë ndërkohë që 300 refugjatë afganë pritet të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Euronews Albania raportoi nga vendngjarja ngritjen e çadrave të cilat do të bëjnë kontrollet e para për gjendjen shëndetësore të shtetasve të ardhur nga Afganistani.
So disturbing to read that Albania is sheltering the Afghanis only because the US asked us, as it is ludicrous to turn the back on them and blame the US only.We were all back there as NATO and these people were there for us, bcs they believed in the ideals both US&EU stand about.
— Edi Rama (@ediramaal) August 18, 2021
Një ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se qytetarët afganë do të jenë të përkohshëm në Shqipëri, pasi planifikohet që më vonë të shpërngulen në SHBA për t’u sistemuar përfundimisht.
Nuk dihet ende numri i saktë emigrantëve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rreth 300 afganë pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri
- Shqetësuese mungesa e informacionit për afganët në Shqipëri, thotë eksperti
- Kaos në aeroportin e Afganistanit, linjat ajrore shmangin hapësirën afgane