Një 68-vjeçar është plagosur në mes të ditës në nje hotel me turistë në Korçë
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi pas një sherri të nisur, ku njëri prej personave e ka kërcënuar personin tjetër duke i drejtuar armën. Kjo ngjarje, raporton komisariati i Korçës, ndodhi për motive të dobëta.
Pas kërcënimit me armë sherri vijoi më tej, ku janë përdorur edhe sende te forta, me të cilat është plagosur 68-vjeçari.
Euronews Albania ka siguruar videon ku tregohet momenti i ngjarjes. Në video dallohet se bëhet fjalë për një moment të ditës, ku lëvizjet janë të shpeshta dhe në një zonë të frekuentuar nga turistët.
Dy personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar nga forcat e policisë, e cila po vijon hetimet mbi ngjarjen.