Pas grupit të djeshëm ku mbërritën 121 afganë në Shqipëri, sot ka mbërritur edhe grupi i dytë.
95 pasagjerë, mes tyre 2 foshnje zbritën nga avioni në aeroportin e Rinasit, njoftoi Ministria e Jashtme.
Afganët u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ata po akomodohen në Qytetin Studenti.
Afganët që mbërritën mëngjesin e sotëm po strehohen aktualisht në Durrës.
Ministrja Xhaçka informoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se rreth 4000 afganë pritet të strehohen në Shqipëri.