Berisha pas përjashtimit: Basha është kërcënuar! Do bëj gjithçka për t’i kthyer sovranitetin PD-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupit parlamentar, tha se ai vetë “do të duhet të konsideronte dorëheqjen dhe jo dorëzimin e sovranitetin e partisë”.

“Pavarësisht se nga presioni mendoj se duhet të konsideronte disa herë dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD. Bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi, vendosi të asgjësojë PD-në si parti sovrane”, tha Berisha.

Deklarata e liderit historik të PD u bë gjatë një prononcimi për gazetarin Çim Peka. Ish-kryeministri tha se është i sigurt se “Bashën e kanë kërcënuar me sanksione”, duke shtuar se ai do të vazhdojë betejën e tij.

Sipas Berishës, “Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD dhe të ndryshonte Statutin ku të parashikohet se kush shpallet “non grada” përjashtohet”.

Duke nënvizuar se “vendimi është nul sepse është vendim i tij dhe asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi”, Berisha shtoi se “pas këtij vendimi do të bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD”.

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër. Benzina do të...

TË FUNDIT

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër. Benzina do të...

Rusët avancojnë në Lindje, shkatërrime dhe viktima në të dyja palët

Forcat ruse vijojnë të sulmojnë më shumë ndërtesa në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës. Një ditë më parë u raportua për viktima nga të dyja...

Rrugët që bllokohen në Tiranë për protestën

Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në Policinë e Tiranës për protestën e sotme, nga ora 19:00 deri në 21:00 të mbrëmjes. Përmes një...