Vdekja e minatorit në Bulqizë, policia arreston drejtuesin teknik, në hetim dhe tekniku i minierës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia njoftoi të hënën se ka arrestuar drejtuesin teknik të subjektit minerar, ku humbi jetën i bllokuar në galerinë e kromit minatori 60-vjeçar Muharrem Plaku.

Nën hetim u vu dhe tekniku i minierës, sipas policisë, akuzuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Autoritetet njoftuan për mediat se “shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nënkatet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari punëtor në minierë.

Trupi i pajetë i minatorit të zënë në galeri u gjet ditën e sotme pas pesë ditësh kërkime.

Zëvendës ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja deklaroi se është ngritur një grup i posaçëm që do të verifikojë se si masivi i kromit që dyshohet se u shkëput nga tavani i minierës bllokoi brenda 60-vjeçarin.

 

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Pasaportat belge me personazhet viztatimorë

Personazhet vizatimorë përfaqësojnë identitetin e belgëve. Qeveria prezantoi këtë javë pasaportat e reja me Tintin dhe Smurfs. Këto personazhe të filmave të animuar sipas ministres së Jashtme...

Ura në SHBA shembet pak para vizitës së Biden

Një urë në Pittsburgh të SHBA është shembur në momentin që po kalonin mbi të katër automjete, përfshirë një autobus. Zyrtarët raportojnë për 10 persona...

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER