‘Gërdeci’ dhe drejtësia e re, gjyqtarët që pushuan gjykimin e Mediut jashtë sistemit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit e ngritur pas reformës në drejtësi, rrëzoi një vendim të 12 viteve më parë të Gjykatës së Lartë sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.

Fatmir Mediu tashmë do të gjykohet për shpërdorin detyre në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, por avokatët e tij kanë paralajmëruar se do i drejtohen me rekurs (ankim) po Gjykatës së Lartë.

Mediu merret tashmë sërish i pandehur, këtë herë jo nga Prokuroria e Përgjithshme por SPAK, institucioni kyç i reformës në drejtësi.

Tre gjyqtarët që pushuan gjykimin e Mediut për shkak të imunitetit që kishte si deputet sot nuk janë në sistem. Besnik Imeraj u bë anëtar i Kushtetueses, por më pas u dorëhoq nga vetingu, madje për të KPK referoi kallëzim penal në prokurori.

Majlinda Andrea e cila po ashtu “shpëtoi” ish-ministrin, u arrestua për korrupsion në vlerën e 50 mijë eurove duke u dënuar me shërbim prove, ndërsa Ardian Nuni përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë dhe nuk u kthye më në sistemin e drejtësisë.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, vetwm dy gjyqtaret, Evelina Qirjako dhe Evjeni Sinoimeri votuan kundër pushimit të gjykimit, me argumentin se për Fatmir Meidun ishte marrë një herë autorizimi nga Kuvendi për ndjekjen penale megjithëse ai ishte rizgjedhur deputet.

Edhe pse votoi kundër, Evelina Qirjako dhe dorëheqjen në nisje të vetingut, ndërsa për Evjeni Sinoimerin, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin pasi ka 2 vite që nuk paraqitet në detyrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Ura në SHBA shembet pak para vizitës së Biden

Një urë në Pittsburgh të SHBA është shembur në momentin që po kalonin mbi të katër automjete, përfshirë një autobus. Zyrtarët raportojnë për 10 persona...

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER