Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik kanë vendosur të operojnë me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane duke nisur nga e hëna e sotme.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, bëhet me dije se shkak për këtë vendim është bërë kriza që po kalon ky sektor, fillimisht prej pandemisë e më tej me rritjen e çmimit të naftës, largimi i stafit dhe mosreagimi nga institucionet përgjegjëse për plotësimin e kërkesave ekonomike të premtuara.
“Të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane. Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse” thuhet në njoftimin e Unionit të Transportit Publik.
LEXONI GJITHASHTU: