Helmimi në Krujë, Manastirliu: Pacientët, jashtë rrezikut për jetën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjendja e pacientëve që u helmuan në Krujë paraqitet e qetë.

Teksa vizitoi nga afër pacientët e shtruar në spitalin e Krujës, ajo deklaroi se aktualisht vetëm 30 persona po marrin mjekim në spital.

“Aktualisht gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 60 qytetarë, të cilët ata kanë marrë shërbimin dhe janë nisur për në shtëpi pasi është vlerësuar që situata shëndetësore nuk ka qenë e rënduar”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë tha më tej se nëse do të ketë raste të shtuara janë marrë masat që në dispozicion për trajtimin e pacientëve të vendoset një pavion i caktuar në Spitalin Rajonal të Durrësit.

E pyetur nga gazetarët për shkaqet e kësaj situate, Manastirliu tha se insititucionet përkatëse janë duke investiguar në të gjitha pistat.

“Të gjitha rastet që janë paraqitur janë paraqitur me gastroenterid. Janë marrë të gjitha mostrat dhe analizat laboratorike, janë marrë ato të ujit, janë marrë gjithashtu edhe të ushqimeve. Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Në momentin që ne do të kemi rezultatet e analizave përfundimtarë do të kemi një raport të detajuar që do e ndajmë me ju”, u shpreh ministrja.

Të paktën 370 persona dyshohet se janë helmuar ardhur nga uji i pijshëm në Krujë. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekim dhe janë larguar, ndërsa ata që kanë shfaqur më shumë komplikime po vijojnë mjekimin në spital.

Për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkon hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER