Prokuroria Krujë nis hetimet për helmimin e 500 banorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për helmimin e 500 banorëve, të cilët kanë marrë mjekim në spital.

Organi i akuzës njofton se hetimet kanë nisur për veprën “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës’ me pasojë dëmtimin e personave.

Prokurorët kanë urdhëruar nisjen e kryerjes së ekspertizave tek banorët të helmuar për të përcaktuar shkakun.

Ndërkohë janë duke u kryer hetime për analizat fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm në këtë zonë.

500 personat dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekim dhe janë larguar, ndërsa ata që kanë shfaqur më shumë komplikime po vijojnë mjekimin në spital.

Për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkon hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se të gjithë personat që u helmuan ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER