Pezullohet projekti për rrugën e Komanit, protestojnë banorët dhe bizneset

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një projekt për rindërtimin e rrugës që lidh Komanin me qytetin e Shkodrës është pezulluar nga Ministria e Infrastrukturës për shkak të krizës energjetike.

Ky fakt ka ngritur në protestë banorët. Ata kërkojnë nga shteti të rishikojë vendimin, pasi zona e Komanit është një ndër pikat më të frekuentuara turistike në vend dhe sjell shumë të ardhura për shtetin.

Në vitin 2020 nga korporata elektro-energjetike shqiptare u njoftua se është mbyllur procedura për projektimin e kësaj rruge, megjithatë një ditë më parë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se ky projekt nuk do të mund të zhvillohet këtë vit.

“Rruga e Komanit u nis si një projekt, por, për shkak të emergjencave që ndodhen ne u detyruam në muajin gusht që të ndalonim të gjitha investimet, si edhe atë të rrugës së Komanit. Nuk është në buxhetin 2022, pasi prioritet kanë rrugët dhe akset kombëtare që ofrojnë shërbim te më shumë qytetarë si edhe te vizitorët e huaj”, u shpreh ministrja Balluku.

Por kjo gjë ka shkaktuar irritim tek banorët, të cilët ditën e sotme kanë dalë për të protestuar dhe për t’i bërë thirrje qeverisë për të rishikuar vendimin, pasi kjo rrugë është tejet e rëndësishme dhe jetike për të gjithë këtë zonë.

“Unë u bëj një thirrje shtetit si atij vendor por dhe lokal që të na rregullojë këtë rrugë. E dimë që ka krizë energjetike por nuk do të thotë se ka krizë energjetike duke ndal fondet ku 80 % e energjisë shqiptare kalon nga kjo rrugë dhe është rrugë ndërlidhëse që lidh Thethin, Valbonën me lumin e Shalës, kalojnë mbi 4000 veta çdo ditë”, u shpreh një banor i Komanit.

“Shteti shqiptar ka shumë përfitime, ku 4 milion lekë në minutë merr shteti nga ky vend, prej Komanit dhe në fund nuk e ka një rrugë, një rrugë që nuk e sheh askund në Shqipëri apo Evropë. Është krejt copë-copë, këtu ka rrezik për vdekje”, tha një tjetër banor i Komanit.

Sipas banorëve dhe bizneseve, në këtë zonë gjatë verës shumë turistë janë ankuar për shkak të rrugës, e cila i pengon ata që të kthehen sërish në këtë destinacion turistik.

“Kjo rrugë ka shumë vlera, ka vlera primare, jo dytësore si thotë qeveria. Turizmi në zonën e veriut ka lidhje direkte me këtë rrugë. Lidh Lumin e Shalës,Valbonën, nga Valbona lidhet Thethi, Gjakova e Kosovës. kosovarët shpesh vijnë këndej dhe shkojnë dhe në Velipojë”, tha Paulin Gjeta, administrator i “Blini Park” te Lumi i Shalës.

Rruga e Komanit është rreth 32 km dhe investimi i fundit në këtë zonë është bërë në kohën e komunizmit, ndonëse është një nga zonat më të frekuentuara si dhe që gjeneron një shifër të konsiderueshme të ardhurash në buxhetin e vendit.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Partia e Lirisë: Meta s’është ndaluar për Kongresin e Partisë Socialiste Europiane

Partia e Lirisë ka mohuar për Euronews Albania lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja...

4 herë mbi mesataren, gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë më të paguarit në Europë

Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri janë më të paguarit në Europë në raport me rrogën mesatare të vendit. Të dhënat e një raporti të Këshillit...

Dosja e “Rrumit të Shijakut” dhe vëllezërve Beqiraj i kalon SPAK

Prokuroria e Durrësit shpall mos-kompetencën e hetimit të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve për 14 të arrestuarit gjatë operacionit "Porositësi". Kjo dosje i kalon Strukturës...

TË FUNDIT

Partia e Lirisë: Meta s’është ndaluar për Kongresin e Partisë Socialiste Europiane

Partia e Lirisë ka mohuar për Euronews Albania lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja...

4 herë mbi mesataren, gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë më të paguarit në Europë

Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri janë më të paguarit në Europë në raport me rrogën mesatare të vendit. Të dhënat e një raporti të Këshillit...

Dosja e “Rrumit të Shijakut” dhe vëllezërve Beqiraj i kalon SPAK

Prokuroria e Durrësit shpall mos-kompetencën e hetimit të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve për 14 të arrestuarit gjatë operacionit "Porositësi". Kjo dosje i kalon Strukturës...

Komuniteti i ri Politik, Rama: Ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për njerëzit

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe 17 liderët e vendeve jo anëtare të unionit janë takuar sot në kryeqytetin çek, Pragë. Ky takim në kalanë...

Furnizonin me informacione klanin Duka për Ervis Martinajn, gjykata dënon 3 persona

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg ish-punonjësin e IT-së në polici Ardian Ahmeti. Bashkë me të janë dënuar me nga 2...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?