Politikanët nga Shqipëria dhe Kosova ngushëllime për aksidentin me 46 viktima në Bullgari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për familjarët dhe autoritetet e vendit fqinj, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të mbijetuarit.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit,” – shkroi Meta në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shprehu ngushëllimet për viktimat. Ajo tha se do gjendet pranë familjarëve në këtë tragjedi të bashkëkombësve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari.

“Dhimbje e thellë për tragjedinë e aksidentit të bashkëkombësëve tanë nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve të tyre! Ju jemi pranë në këto momente tejet të vështira,” – shkroi Nikolla.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët,” – shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se ishte i shokuar nga tragjedia. Ai shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave, ndërsa uroi forcë për të përballuar dhimbjen e tmerrshme.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme,” – shkroi Basha në Twitter.

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në perëndim të Bullgarisë.

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut pasi u përplas, mori flakë. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës në perëndim të Bullgarisë.

Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona.

Reagime pas aksidentit me 46 viktima në Bullgari kanë ardhur edhe nga politika në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë së Veriut.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkruan mes të tjerash Kurti.

Edhe presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani shkruan se Kosova ndan dhimbjen me familjet e viktimave.

Duke kujtuar aksidentin tragjik në Kroaci, Osmani ka thënë se Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, derisa ka shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë Maqedonisë së Veriut.

Mesazhe ngushëllimi janë përcjellë edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER