8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19.

Viktimat janë dy qytetarë nga Fieri 51-70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61-91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, ku 152 janë vetëm në Tiranë.

Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Vaksinimi është i hapur për çdo person mbi 16 vjeç ndërsa për fëmijët nën 12 vjeç vetëm me rekomandim nga mjeku për ata që kanë probleme me sistemin imunitar.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Testime totale              1,388,238

Raste pozitive                199,137

Raste të shëruara          188,593

Raste Aktive                      7,459

Humbje jete                      3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880

Fier                703

Gjirokastër     539

Shkodër         489

Durrës             409

Berat              387

Elbasan            340

Vlorë                228

Korçë              213

Lezhë              159

Dibër                64

Kukës              48

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER