2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mos-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku po hetohet, është edhe ajo për shkak të detyrës që ka pasur viktima si kryekomunar në zonën e Velipojës.

Mësohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar dhe dyshohet se ka qenë vetëm një person që ka qëlluar me armë me silenciator në drejtim të viktimës.

Autori ka përfituar prej errësirës dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën, por ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen edhe pse janë shoqëruar disa persona në Polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Në momentin e ngjarjes, Ujka ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ujka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë në mandatin 2011-2015, si përfaqësues i zgjedhur me siglën e Partisë Socialiste.

Gjatë legjislaturës 2005-2009, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ujka u zgjodh me siglën e Partisë Aleanca Demokratike dhe më pas kaloi në radhët e Partisë Demokratistiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER