8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm.

Ministri nënvizoi se gjatë muajit nëntor në regjimin bis u vendosën 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar

Z. Manja shtoi se në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprere komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.

Aktuaisht në regjimin 41 bis jane izoluar 8 të dënuar: Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Redjan Rahja dhe Genci Balla.

Regjimi 41 bis kufizon disa të drejta për të burgosurit apo paraburgosurit:

  • Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara.
  • Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj.
  • Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
  • Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë.
  • Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER