Rreshjet e dëborës, qarkullim pa probleme në aksin Milot-Morinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe shiu në dy ditët e fundit.

Reshje dëbore janë raportuar dhe në veri të vendit, më konkretisht në aksin rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot–Morinë.

Aksi rrugor është tashmë i kalueshëm pa probleme nga drejtuesit e automjeteve pasi dëbora është pastruar nga asfalti.

Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani kanë qenë gjithashtu zonat ku janë hasur vështirësi prej kushteve të këqija të motit.

Pavarësisht se situata është normalizuar, kompania AHC bën apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, si dhe i nxit ata të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin zinxhirët.

Situata në vend është drejt normalizimit, njoftuan autoritetet ditën e sotme.

Në Dibër është shembur Ura e Kacës dhe 10 familje kanë mbetur të izoluara. Lumi Erzen po mbahet në monitorim prej reshjeve të dendura në zonën e Sukthit. Lumi Vjosa në Urën e Mifolit po monitorohet gjithashtu.

Rruga e Arbrit dhe Qafë Muzina janë përballur me vështirësinë qarkullim, por edhe në këto akse rrugore situata po normalizohet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER