Vaksinim i detyruar për administratën publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se për shkak të stinës së dimrit dhe variantit Omicron, masat kufizuese anti-COVID do të shtohen për të ndaluar përhapjen e virusit.

Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, qendrave tregtare dhe supermarketeve do të duhet të vaksinohen. Nga data 4 janar atyre do u kërkohet certifikata e vaksinimit.

Që nga 3 dhjetori e në tre javët në vijim do të ndalohet hyrja në Shqipëri për shtetasit që kanë udhëtuar në vendet e Afrikës së Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Bostwana dhe Senegal. Ndërkohë për shqiptarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të lartpërmendura, do të bëhet karantinimi për 14 ditë në shtëpinë e tyre në momentin që kthehen në Shqipëri.

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve ora policore nuk ndryshon, ndërsa maskat janë të detyrueshme ne ambientet e mbyllura.

Grumbullimet lejohen deri në maksimumi 50 persona, ndërsa aktivitetet me spektatorë do të bëhen me 30% të kapacitetit të publikut.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi gjithashtu se të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga injektimi me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID duhet të bëjnë dozën përforcuese.

Anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve rekomanduan që të gjithë të vaksinohen dhe të mos e shmangin procesin nëse nuk kanë arsye të forta.

Nga të dhënat kombëtare bëhet me dije se situata është e qëndrueshme ndërsa procesi i vaksinimit me dozën e tretë po ecën me të njëjtat ritme siç ka ecur procesi i vaksinimit me dy dozat e para.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino tha se nga analizat në të gjithë vendin rezulton se infektimi është 10 herë më i lartë te të pavaksinuarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER