Shqipëria do t’i ofrojë Kosovës një sasi prej 7680 megavat orë (MWh) energji elektrike gjatë ndërrimit të viteve.
Kosova prej disa ditësh po vuan një krizë të thellë të mungesës së energjisë duke bërrë që të ketë ndërprerje të furnizimit.
Kompania që shpërndan energjinë, KEDS thotë se Kosova aktualisht prodhon 600 deri në 800 megavat energji në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 megavat në orë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se 3600 MWh do të ofrohen për datën 31 dhjetor dhe 4080 MWh për datën 1 janar.
Kjo ndihmë do të jetë një “hua” për Kosovën pasi në bazë të marrëveshjes ajo do të duhet t’ia kthejë gjatë sezonit të verës.
“Kjo sasi do t’i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike”, tha Balluku.
Në fillim të muajit tetor, Shqipëria përmes OSHEE bleu rreth 44 mijë megavat orë energji me vlerë totale rreth 6.4 milionë euro, ku mesatarisht për një Mwh energji u paguan mbi 250 euro.
Në terma financiar, ndihma që Shqipëria po i ofron Kosovës ka një vlerë financiare në treg rreth 2 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU: