Një vrasje është parandaluar në fshatin Ferr-Shkopet të Kurbinit. Policia bën me dije se gjatë një konflikti në familje, babai me iniciale P.G qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, L.G.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Fatmirësisht djali ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.