Nuk dihet se kush dhe kur i kanë thirrur për herë të parë Parodistët e Vlorës, por ajo që dihet me siguri është se ata e kanë merituar personifikimin me emrin e qytetit. Sepse, ndër të tjera Vlora është edhe qyteti ku ka lindur, është lëvruar dhe është trashëguar parodia, si një nga zhanret më të bukura të humorit.
Kush janë 4 parodistët e Vlorës?
Është shumë e vështirë ta përmbledhësh jetën dhe veprimtarinë e tyre artistike në një dokumentar televiziv. Ata kanë më shumë se 50 vite së bashku dhe kjo i bën ata krejt të veçantë, jo vetëm në llojin e humorit që kanë lëvruar, por edhe ndër të gjitha grupet e tjera artistike.
Gjithçka nisi nga ndërrmarjet e dikurshme të sistemit komunist duke filluar me Agronin, më pas Afrimin e në vazhdim me Manen dhe Metin, që nuk jeton më. Ishin vitet kur garat midis ndërrmarjeve ishin jo vetëm në realizimin e planeve por edhe në art, kulturë e sport.
Mes fotosh e kujtimesh në shtëpinë e Muhamet Likos, Metit siç e njohin të gjithë na pret Alkida e cila mes emocionesh flet pët babain por edhe artistin e madh ku shpesh ka qenë ajo spektatorja e parë e cdo skeçi të vënè në skenë.
“Sa kemi qenë të vegjël ndoshta nuk kemi kuptuar rëndësinë vajza e një artisti, sepse gjithmonë babi ka qenë një njeri shumë i thjeshtë, babaxhan siç thoshte ai dhe ishte i përfshirë nê të gjitha komunitetet,” u shpreh Alkida.