Mbi 2 mijë infektime me COVID-19 në Shqipëri, 7 viktima

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga 7.626 testime të bëra në 24 orët e fundit në Shqipëri, 2.179 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në gjithë vendin Janë 19.131 pacientë aktivë.

7 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave nga COVID në 3.262.

Në njoftim thuhej gjithashtu se 206.384 persona janë shëruar në gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë, me 824 persona të shëruar në 24 orët e fundit.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar,” – deklaroi ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e përditshëm bëhej thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç për të ulur mundësitë e infektimit me COVID.

“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – bën thirrje ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9495

Durrës             1537

Fier                 1436

Elbasan           1385

Vlorë                1125

Shkodër          1137

Gjirokastër     833

Berat               618

Lezhë              593

Korçë               551

Dibër                252

Kukës               169

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER