Presidenti i Turqisë viziton Shqipërinë të hënën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 17 janar. Erdogan pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00.

Pas pritjes në aeroport nga kryeministri Edi Rama, Erdogan do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente banimi të financuara nga qeveria turke.

Rreth orës 14:00, Erdogan, pritet të mbërrij në kryeqytet, ku do të zhvilloj konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Po ashtu presidenti turk do të vizitojë dhe xhaminë e E’them Beut në qendër të kryeqytetit, e cila është ri konstruktuar me fonde turke.

Në orën 17:00 , është parashikuar që Erdogan të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Përfundimi i vizitës zyrtare është parashikuar në 18:30 kur do të largohet nga aeroporti i Rinasit.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER