‘Sot’, emisioni më i ri në Euronews Albania me moderatoren Jonida Shehu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Moderatorja e mirënjohur, Jonida Shehu i është bashkuar Euronews Albania me emisionin “Sot” që do të vijë nga e hënë të premte nga ora 17:00 në 19:00.

Shehu duke folur për projektin e ri, tha se emisioni do të përfshijë ngjarje dhe personazhe që i sjellin publikut një këndvështrim dhe një të vërtetë që i duhet ta dijë patjetër për të qenë i mirë informuar.

“Kemi ndërtuar një program për të plotësuar të gjithë panoramën e programeve dhe për t’i dhënë publikut një pjesë që mbase është e domosdoshme”, tha moderatorja e emisionit “Sot”.

Jonida Shehu tha se emisioni do të jetë një zë për të sjellë të vërtetën dhe do të prekë gjithçka që diskutohet “Sot”.

“Thënë thjesht ne do t’i fusim jetën lajmit brenda. Parë ftohtë dhe me filtrat e burimeve. Do të sjellim jetën e të gjithë njerëzve që janë pjesë e lajmeve”, tha Shehu.

Emisioni do të nisë të hënën e ardhshme më 17 janar në orën 17:00.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER