Shqipëria mes ‘institucioneve paralele’ të Erdoganit e Gylenit 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Sa herë që një lider politik i Turqisë vjen në vizitë zyrtare në Tiranë, kërkohet haptas nga Shqipëria që të dorëzojë ose të ju shpallë luftë gylenistëve, të njohur ndryshe nga qeveria turke edhe si anëtarë të organizatës FETO (Organizata Terroriste Fethullaiste).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan para dy ditësh në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri kërkoi që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkretë kundër këtyre personave që bëjnë pjesë në organizatë që ai e quan terroriste.

Erdogan tha se këtë çështje e kishte diskutuar në takimet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën duke shtuar se “fakti që (FETO) gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin tonë”.

“Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të merren hapa më konkrete, hapa vendimtare dhe të shpejta kundër strukturimit të FETO në Shqipëri”, tha Erdogan gjatë konferencës për mediat me Ramën.

Kush është organizata që qeveria turke e quan terroriste?

Turqia ka kohë që u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet (nga turqishtja – shërbim) të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kleriku Gylen fitoi famë në vitet 60, si predikues fetar në lutjet e së premtes në Turqi. Ai proklamon se përqafon islamin e moderuar dhe tolerant dhe mbështetësit e tij thonë se kjo lëvizje promovon altruizmin, punën dhe edukimin.

Megjithatë, disa qeveri e shohin lëvizjen e tij si kërcënim për shkak të rrjetit që ka në mesin e biznesmenëve të pasur dhe ndikimit që ushtron përmes qendrave arsimore.

Erdogan thotë se Gyleni qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi. Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe shumë t ë tjerë janë larguar nga puna, pas dyshimeve se janë “gylenistë”, apo ndjekës të klerikut Gylen.

Në mesin e të akuzuarve si gylenistë janë shumë profesorë, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe zyrtarë të administratës turke.

Rivaliteti në mes të Erdoganit dhe Gylenit nuk ka ekzistuar gjithmonë. Në fakt, lëvizja e Gylenit ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Erdoganit.

Gylen, përmes mediave që e kanë mbështetur atë dhe lëvizjen e tij, ka ndihmuar që partia e presidentit turk, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, të vijë në pushtet më 2002.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Gylenit u prishën, për shkak të, siç është thënë, dallimeve në çështjen e ndarjes së pushtetit dhe për stilin autoritar të udhëheqjes së presidentit turk.

Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtarisht e ka njohur lëvizjen e klerikut Gylen, si grup terrorist.

Erdogan për një kohë të gjatë ka akuzuar Gylenin dhe mbështetësit e tij, se dëshirojnë të bëjnë grusht-shtet.

“Ne nuk do t’i lëmë ata që përçajnë kombin”, kishte deklaruar Erdogan, në ditën kur zyrtarisht organizata e Gylenit u shpall si grup terrorist në Turqi, shtet në të cilin njihet me akronimin FETO.

Akuza për grusht shtet ndaj gylenistëve, Erdogan kishte bërë pas një skandali të korrupsionit më 2013, ku ishin përfshirë disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Skandali kishte të bënte me akuzat ndaj zyrtarëve shtetërorë që ishin pasuruar duke përdorur fondet shtetërore për të blerë ari nga Irani, dhe për të ndihmuar Teheranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor.

Turqia vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e Gylenit nga SHBA-ja. Pas tentim puçit më 2016, Ankaraja ka shtuar kërkesat për një ekstradim të tillë, por Uashingtoni zyrtar ka kërkuar prova që dëshmojnë për përfshirjen e Gylenit në puç. Ky i fundit, vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin si organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet, veprim që ka acaruar marrëdhëniet dikur të afërta mes Amerikës dhe Turqisë, duke i sjellë ato në pikën e tyre më të ulët në dekadat e fundit.

Çfarë bën Lëvizja e Gylenit dhe çfarë roli ka në Shqipëri?

Përmes lëvizjes së tij Hizmet (nga turqishtja – shërbim), Gylen ka financuar shkolla, media dhe organizata joqeveritare. Kjo lëvizje operon në mbi 150 shtete të botës.

Në këtë mes hyn edhe Shqipëria, në të cilën gjenden shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm “Mehmet Akif” dhe 5 institucionet arsimore “Turgut Ozal” ku përfshihen një kopsht, një shkollë fillore, dy shkolla të mesme, universiteti “Epoka” dhe një konvikt për studentët. Të gjitha këto institucione janë private.

Zyrtarisht Shqipëria ka refuzuar të dorëzojë te autoritetet turke anëtarët e lëvizjes Gylen, me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati që kishte thënë më 19 tetor të vitit 2018 se “Shqipëria është solidarizuar me ngjarjet e ndodhura në Turqi, por se është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE-në dhe ndjek disa rregulla ndërkombëtare”.

Por kërkesën e bërë që prej vitit 2016 nga Turqia, Shqipëria e ka pranuar në mënyrë të tërthortë, duke bërë lëshime të vogla, si lejimin e tentativës qeveritare turke për zëvendësimin e institucioneve arsimore të financuara nga Lëvizja Hizmet në Shqipëri nga një fondacion shtetëror turk, i cili ka qëllimin uljen e ndikimit të Gylen në Shqipëri.

Maarif Foundation është organizata e krijuar nga qeveria turke për të nxjerrë nga loja rrjetin e shkollave të Gylenit.

Kjo organizatë, sikurse ajo e Gylenit, ka krijuar kopshte fëmijësh dhe ka blerë shkolla e universitete në Shqipëri.

Kjo prani sinjalizon se përçarjet në Turqi kanë gjetur rrugë edhe në degët e këtyre dy rrymave të pranishme në Shqipëri.

Këto dy organizata i kanë bartur ndasitë e tyre ideologjike dhe betejën politike në Shqipëri, duke e shndërruar Shqipërinë, ku shumica e popullatës është myslimane ndonëse sekulare, në arenë të përplasjeve të tyre për ndikim dhe primat përtej kufijve të Turqisë.

Shqipëria, e cila ishte pjesë e Perandorisë Otomane deri në shkatërrimin e saj më 1912, ka kultivuar marrëdhënie të afërta viteve të fundit me Turqinë, përfshirë ato ekonomike, por edhe fetare dhe kulturore.

Si vend anëtar i NATO-s dhe shtet kandidat për Bashkimin Evropian, Turqia e sheh Shqipërinë edhe si aset të vlefshëm në shtrirjen e saj rajonale në aspektin e ndikimit gjeopolitik në këto momente kritike për rajonin.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...