Komisariati nr.5 arrestoi Shkëlqim Koçekun, pasi i gjeti një kallashnikov në oborr.
Policia bëri kontrollin në banesën e 36-vjeçarit i cili më parë ishte dënuar për vjedhje me anë të mashtrimit.
Koçeku do të hetohet jo vetëm për armëmbajtje pa leje, por dhe për kanosje pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë një qytetar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU: