Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2 marsit?
Sipas Federatës deri në 20 shkurt duhet të bëhet prezantimi i kandidaturave.
Në total të drejtën e votës do ta kenë 55 delegatë, të ndarë mes klubeve sportive dhe shoqatave rajonale.
Numri i përfaqësuesve në shoqatave rajonale që votojnë në asamblenë zgjedhore të FSHF, varet nga numri i skuadrave dhe futbollistëve që ka rajoni.
Situata e tensionuar kulmoi në zgjedhjet në shoqatën rajonale të Tiranës ku 18 delegatë u larguan në mënyrë demonstrative pas fillimit të Asamblesë.
Në Durrës u kallëzua penalisht një delegat i zgjedhur, për shpërdorim detyre pasi nuk kishte asnjë autorizim si përfaqësues i klubit Erzeni.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë hapur kundër kreut aktual të federatës Armand Duka i cili kërkon një mandat të 6.
Juristë pranë bashkisë pretendojnë se në Asamblenë e Tiranës por edhe shoqata të tjera, kanë votuar njerëz anonimë ndërsa përfaqësues të federatës e cilësojnë këtë një ndërhyrje të politikës.
Pala kundërshtare e Dukës ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në gjykatë duke kërkuar edhe një hetim ndërkombëtar për kreun e FSHF-së.
Akuzat publike dhe iniciativat ligjore pritet të vijojnë deri në asamblenë zgjedhore ndërsa prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për FSHF-në.
LEXONI GJITHASHTU: