Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë.
Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa ti jepet zgjidhje strehimit. Kërkesat janë bërë në Komisionin e Ligjeve.
Opozita ka ftuar banorët dhe Erjon Veliajn që të sqarojnë situatën, por në Kuvend kanë shkuar vetëm banorët.
Mungesa fizike e Veliajt dhe përgjigjja e tij me shkrim nuk është pritur mirë në komision nga opozita.
Partia Demokratike ka dalë me një propozim, i cili eviton përplasjet e momentit dhe dramën e banorëve që humbasin shtëpitë.
“Ne mund të ndërmarrin një iniciativë ligjore, ndërprerja e projektit derisa të plotësohen kërkesat e tyre sipas ligjit,” – deklaroi Enkelejd Alibeaj.
Për përplasjet e datës 19 janar, Gledis Nano tha se Policia ndërhyri sepse u thirr nga Bashkia e Tiranës për të mbrojtur punonjësit e IKMT-së të kryenin detyrën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë po ndodh te ‘5 Maji’ pas shembjes së banesave?
- Familja me 5 anëtarë tek ‘5 Maji’ jeton mes gërmadhave