Policia ka zbuluar një shtëpi bari në zonën e Freskut ku ishte lidhur energjia në mënyrë të paligjshme.
Nga operacioni i komisariatit nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE u arrestua Ermir Nasi dhe u kapën 81 bimë në vazo të improvizuara me sistem llampash.
“Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë,” – bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.
Priten informacione të tjera pasi operacioni vijon edhe me kontrolle në disa banesa në zonë.
LEXONI GJITHASHTU: