Çmimet e naftës në pjesën e parë të marsit kaluan në nivele të papërballueshme për shumicën e konsumatorëve.
Në këtë mes, qeveria ndërhyri përmes një komisioni për t’u vënë kushte furnitorëve se në këtë periudhë nuk mund të shesin për të fituar, por për të mbijetuar.
Bordi i Transparencës mori përsipër të miratojë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës dhe në mbledhjet e para uli çmimin, duke i dhënë frymëmarrje tregut. Por, çmimi po rritet sërish me firmën e eksperteve të bordit.
Çdo vendim që merret për çmimin është i përkohshëm, me efekt për 2 deri në 5 ditë, dhe formula e çmimit ndikohet nga bursa ndërkombëtare.
Qytetarët u ngritën në protestë pasi panë rritjen shqetësues të çmimit të naftës deri në 270 lekë për litër, dhe kjo pakënaqësi po rikthehet.
Qeveria thotë se nuk do të ndërhyjë tek taksat e hidrokarbureve, një mesazh ky që automatikisht e mban çmimin e naftës mbi 200 lekë derisa konflikti Rusi-Ukrainë të shuhet dhe tregjet të stabilizohet.
LEXONI GJITHASHTU: