Moti dhe çmimet tërheqin pensionistët italianë të jetojnë në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me hyrjen në fuqi të ligjit  për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj në moshë pensioni  të cilët kanë të ardhura vjetore 10 mijë euro ( 12 milionë lekë), çdo ditë në zyrën e emigracionit pranë Drejtorisë së Kufirit në Vlorë paraqiten 2-3 pensionistë italianë për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Çmimet e ulëta, por edhe klima po tërheqin gjithnjë e më shumë fqinjët e moshës së tretë.

“Kam ardhur nga Italia për të jetuar këtu, për të zbuluar Shqipërinë, Vlorën dhe për të jetuar në qetësi. Kam provuar të jetoj në vende të tjera dhe ose për çmimet, ose për klimën ose për komplikacionet politike kam thënë jo, sepse nuk më intereson dhe dua të jetoj në qetësi dhe të shijoj pensionin. Këtu shoh njerëz të qetë. Italianët e tjerë që janë këtu janë të kënaqur dhe nuk kam parë ende asgjë negative”, thotë një pensionist.

Jashtë kamerave pensionistët shprehen se shpresojnë që fluksi i lartë të mos krijojë abuzime me çmimet e qirave të shtëpive, pasi kjo do t’i detyronte të largoheshin.

Sipas zyrës së emigracionit qysh prej daljes së ligjit më shumë se 70 pensionistë të kombësisë italiane janë paraqitur pranë kësaj zyre ndërsa prirja është në rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Informacione se në Kosovë veprojnë grupe ilegale serbe, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka informacione se në territorin e Kosovës veprojnë “grupe apo organizata ilegale” nga Serbia, ndërsa Prokuroria Speciale në Prishtinë është duke...

Humb jetën në një aksident në Greqi 54-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident në qendër të Selanikut. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka...

Manastirliu: 10 mijë turistë të huaj morën shërbim në qendrat shëndetësore

35 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore që në zonat turistike gjatë muajve të fundit. Shifra është publikuar nga ministrja Ministrja e...

TË FUNDIT

Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta...

Putin dhe XI në G20, samiti i parë global që kur Rusia pushtoi Ukrainën

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë në plan të marrin pjesë në samitin e grupimit G20, që zhvillohet në nëntor...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?