4 automjete janë djegur gjatë natës në hyrje të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit pranë në hyrje të qytetit dhe kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë 3 mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.
Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, por sipas ekspertëve njëra nga makinat mund të ketë qenë zjarr i qëllimshëm ndërkohë që më pas si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.
Dyshohet se zjarri fillimisht i është vënë një automjeti ‘Audi’ në pronësi të shtetasit G.D.
LEXONI GJITHASHTU: