Një i arrestuar është arratisur nga Gjykata e Rrethit të Parë të Korçës mesditën e së dielës.
Kristian Medolli i akuzuar për vjedhje, u arrestua dy ditë më parë.
21-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë policisë ndërsa ndodhej në gjykatë për masën e sigurisë.
I riu ka mundur që të largohet në momentin që punonjësit e policisë po e shoqëronin me pranga në duar drejt automjetit të policisë.
Disa orë më pas, policia ka arritur të kapë në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës të riun e arratisur.
Medolli sipas policisë ka vjedhur në një banesë në fshatin Mazrek të Korçës, një motor frigoriferi dhe një biçikletë.