Masat e Rinasit për tifozët e huaj më 25 maj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 20 mijë pasagjerë pritet të vijnë në Shqipëri për ndeshjen finale të Conference League, që do të zhvillohet në Air Albania më 25 maj.

Kjo nuk është vetëm një ngjarje historike për Shqipërinë, por edhe një provë e vërtetë, për kapacitetet pritëse në raste të tilla. Për të mbërritur deri tek minutat e lojës në fushën e blertë, mijëra tifozë të huaj do të kenë Tirana Internacional Airport, ndalesën e tyre të parë.

Por si do të menaxhohet pritja e rreth 20 mijë pasagjerëve, që do të mbërrijnë në Shqipëri për finalen?

 “TIA ka kapacitete të mjaftueshme. Jemi në përgatitje intensive për këtë ditë. Do të jetë një ditë e rëndësishme për sportin në Shqipëri, një nder i madh për qytetin e Tiranës për të mirëpritur finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenord-Roterdam. Do të jetë një sfidë për trafikun, atë ajror dhe rrugor, por mendoj se jemi të përgatitur mirë,” – u shpreh drejtori i aeroportit, Constantive Von Albvensleben.

Numri i lartë i pasagjerëve do të shoqërohet me dhjetëra fluturime shtesë. Rregullat e UEFA-s nuk vlejnë vetëm për fushën e blertë. Për ndeshje të tilla ka rregulla, duke nisur që nga transporti ajror. Ekspertë të UEFA-s kanë mbërritur në aeroport, për të monitoruar zbatimin e tyre për këtë pikë akomoduese.

Në pistë, pas uljes së avionëve të të dy skuadrave, është caktuar një vendparkim i dedikuar, në mënyrë që lojëtarët ta kenë më të lehtë për t’iu drejtuar terminalit privat. Ndërsa parkimi i avionëve të tifozëve, kërkon një skemë tjetër menaxhimi.

Ndërkohë në aeroport punohet për ngritjen e një kati të dytë, si pjesë e zgjerimit të terminalit. Trafiku ajror është rritur ndjeshëm këto kohë, ndaj kërkohet edhe ngritje e kapaciteteve pritëse të vizitorëve të huaj dhe pasagjerëve vendas.

Finalja e madhe sigurisht do të mbajë frymën e mijëra tifozëve që presin fitoren e skuadrës së zemrës. Por për Shqipërinë, imazhin dhe turizmin e saj është një mundësi e artë për t`iu treguar mikpritjen mijëra tifozëve dhe për t`iu lënë një shije të mirë të Tiranës që në hyrje të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

TË FUNDIT

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...